Të rinjtë i thonë jo korrupsionit.


Nga Marselda POLOVINA

 

images-Dhe nëse gjerat në këtë jetë kanë vlerë! Ashtu pa e kuptuar ne po i vendosim çmim!
-Si mund të shesësh vlerën për një kosto e cila do të vrasë dita ditës?
-Si mund të heshtësh kur çdo pik djerse e jotja shkelet me këmbë nga këpucët e llustruara të një   bizesmeni?

Duart e çara nga plagët e punës lëndohen nga fjalët ironike të një pamoralshmi ku e shikon tek rrotullohet në karrigen me rrota të zyrës ku punon. Nëse fryma e të rinjve zihet nga fjalët e atyre të cilët kanë më tepër pushtet, atëhere nuk duhet të mendosh për frikën dhe për ata çfarë vetë ata ushtrojnë presion. Por, duhet të mendosh për atë rrugë që ke dashur gjithmonë të ecësh duke çuar ndër mend ato çfarë familja ka bërë për ty dhe njekohësisht ti për veten për të ndjerë flladin e asaj çfarë vërtet ke merituar.

Të flasësh për korrupsionin do të na duhet shumë kohë e gjatë, tepër e gjatë. Jetojmë në atë vend ku çdo gjë është në kundërshtim me të vërtetën duke qëndruar duarkryq ndaj prishjes së harmonisë shoqërore. Dikush keqpërdor autoritetin për çeshtje të tyre personale. E bëjnë kështu korrupsionin të jetë i pranishëm kudo dhe pjesë të pandarë të jetës tone. Të gjithë të veshur me atë pelerine të zezë nuk ngrenë zë për ta hequr prej shpinës por, mbledhin duart nën stomak dhe me shpatulla të ngrohura nga një pelerinë të cilën nga çasti në çast do e marr era qëndrojnë si amator të një filmi, bileta e së cilës kushton shumë.

Blejnë diplomen si të ishte perime në markatë, zënë vendin e punës sikur të jetë një stol i lirë në një park pushimi, firmosin letrat e bardha pa ditur se ku eshtë vendi në të cilën duhet nënshkruar, veshin përparsen e mjekut pa ditur si mbahet gjilpëra. Harrojnë bankat e univeristetit e në fund në mes të fletores vendosin disa letra me vlerë dhe dalin krekosur nga klasa e me një buzëqeshje ironike për pjesën tjetër.
-Përse vallë ankohemi kur të gjithë I shohim dhe I prekim këto gjëra dhe askush nuk flet?
-Përse i vëm faj qeverisë kur vet I kemi mësuar të ndjekim ketë rrugë?
-Përse heshtim kur vuajm kaq shume dhe na zhyten çdo ditë të drejtat?

Dhe në këtë llum në të cilën jemi zhytur nuk duhet të humbasim kohë duke thënë e marrë fjalë por të lëvizim këmbë e duar për ta shtypur këtë mikrob në jetën tonë. Ne lulja e këtij vendi, fryma më me shpresë mos të bashkohemi në protesta për interest e politikës, të bëjmë ashtu si vet interesi I tyre kërkon por të ngjirim zërin për të drejtat tona .Politikanët kujtohen për ne vetëm një herë në katër vjet kur duan ta shkëmbejnë atë vote me një thes miell, disa ushqime dhe me një njëzetmijëlekshe të vendosur në një zarf të rrudhosur. Përse të biem pre e këtyre zërave të cilën na lënë në harresë në shumicën e kohës. Votën të mos e shesi askush për disa qese plastike dhe për nje letër e cila nuk do të mjafton për asgje. Shpatullat e të moshuarve të dashur politikan, nuk fërkohen vetëm atëherë kur ju doni të jeni në pushtet sepse njerëzit kanë halle çdo ditë. Nëse funksionon kështu, miqtë e mi mos u bashkoni në mitingjet e turpshme që zhvillohen por eja të krijojmë partinë tonë ku duke menduar për të mirën e vetes dhe të ketij vendi do të marrim votat maksimale.

Ne jemi e ardhmja këtij vendi por nuk kemi si të krenohemi kur këtë mikrob po e ndihmojmë të rritet dita ditës ashtu si nëna rrit fëmijën. Shohim miq dhe mikesha tona të cilat blejnë atë çfarë në të vërtet ata duan të shesin.

-A blihen dijet miku im kur ti ke pasur mundësinë të ulesh dhe të studiosh dhe jo të qëndrosh krekosur kafeneve?
Ajo diplomë që ti do të marrësh më thuaj për çfare do të shërbejë nëse ti nuk di të shkruash. Do të endesh rrugëve gjat gjithë ditës e në fund do të shohesh se ke marr me vete pluhurin e rrugëve plot gurëza qe të kan mbuluar kepucët të cilat gati sa nuk po të grisen. Vendi i punës testohet me dije ndërsa ti nuk ke se çfare të shkruash. Kjo rrugë që ndjek në një të ardhme do të kushtoj shtrenjtë. Dhe nese ndjehesh i kërcënuar pasi pedagogu i ka vënë çmim marrjes së provimit atëherë ngrihu prej vendit dhe veri në dukje se fleta nuk mbushet me lek por me bojën me të cilën ai firmos. Rrëmbeja edhe atë rregjister pasi me siguri për t’u ulur përpara një auditori ka paguar shumë dhe nuk di as t’i deshifroj emrat.

Ndaj student të këtij vendi në jetë do të korrni atë çfarë keni mbjellë. Nëse çdo ditë librin e ke mbajtuar me vete ne sezon nuk do të zërë frika se ku do ta gjeni mikun apo paratë por do ju pushtoj dëshira se kur do të mbushni fletën e bardhe që do keni përpara. Në mesin tonë përplasen dy botë. Nga njëra anë persona të cilët bejnë zhurëm tek sa e shohin këtë fenomen të endet rrugëve dhe disa te tjerë që heshtin pasi inters i gjithsecilit zë vendin kryesor. Nuk kemi çfarë vlerash të pasqyrojmë keshtu pasi në një fare mënyre korrupsioni është bëre taks apo tatim për shoqërinë e kësaj kohe. Të gjejnë mënyrën për të korruptuar është presioni se si të zgjidhin një ekuacion por në këtë rast pa numra.

Ndaj lëri pankartat njeri i mire sepse atë fjalën korrupsion qe ti e ke shkruar me shkronja të mëdhaja do ta fshij rrebeshi i shiut të mbrëmjes dhe atë cop kartoni do ta flak era në mesin e ndonjë asfalti. Zhduke prej mëndjes tënde këtë fjalë dhe bashkohu me ata që duan ta fitojnë këtë betejë. Kështu atij mjeku do kesh mundësinë t’ia heqësh atë përparse të bardhë që jetën e gjithsecilit e vendos në kandar me kartmonedhat e lidhura me llastik letrash. , lufto për ta fshirë këtë fenomen nga trupi i gjithkujt që i është kthyer në sëmundje. Mos u kapni për dore me këtë gjë pasi konsumimi i ketij fenomeni ngjason me ushqimet e ëmbla të cilat te embëlsojnë në fillim por pas disa kohësh u shfaqet semundja e diabetit dhe gotat e ujit nuk e kthejne në gjendjen fillesatre.

Eja të mbushim sheshin bosh të mendjes sonë dhe të dalim kundra këtij fenomeni. Mos lejo askënd të veproj në këtë mënyrë pasi në këtë rast vlen të përmendet shprehja “I bën nder të tjerëve duke i prishur punë vetes”. Bisedave tona t’i shtojmë pak ndërgjegjësim sepse dit pas dite dhe vit pas viti e vjetra venitet ndaj nëse vërtet duam të jemi dikush në jetë , të shijojme atë çfarë kemi gatuar , eja të nxitojmë të jemi e ardhmja e këtij vendi duke mos qënë bashkëpunëtor. Po,edhe ne jemi bashkëpuntorë me korrupsionin dhe ndodh shpesh dhe rëndomt nga indiferenca jonë. Përse duhet të lejojmë të ecin ne mendjn tonë këmbët e pista të korrupsionit , duke shkelur me këmbë ato të drejta të cilat jemi munduar t’i krijojmë prej shumë kohësh. Përse të shohim njërez që vuajn kur ne mund t’i bëjmë ata të buzëqeshin. Vendi ynë miqtë e mi, po ngrin dhe po vdes me acarin e dimrit dhe po mbytet nga përmbytjet e shpirtit e dhimbjes. Bashkohu edhe ti me mua.

Eja t’i themi stop korrupsionit , eja te kthejmë buzeqeshjen dhe te jemi të pranishem në varrimin e ketij fenomeni . Jam e sigurt qe do te jetë një fjalim prekës por eja ta varrosim.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close