Qeveria shqiptare paguan 360 milion lekë për një shkrim në revistë


the-economist.jpg
Qeveria shqiptare pranon se ka paguar 360 milion lekë për një artikull në revistën “The Economist”. Pas akuzave të opzotiës se shkrimi për Shqipërinë i publikuar në prestigjozen britanike është paguar, ka reaguar qeveria e cila thotë se ka paguar për reportazhin, por këtë gjë e ka bërë për të thithur investime të huaja. Në një deklaratë për mediat shpërndarë mesditën e së dielës qeveria thotë se revista “The Economist” është një nga revistat më prestigjioze në rang botëror, që lexohet nga investitorë dhe vendimmarrës të rëndësishëm. Për të justifikuar shifrën e majme qeveria thotë se “në numrin special të kësaj reviste që do të shpërndahet në Samitin e Davosit, promovimi i Shqipërisë është një mundësi e shkëlqyer për të tërhequr investime te huaja të rëndësishme në Shqipëri, që krijojnë më shumë vende të reja pune, nxisin turizmin dhe prodhimin vendas”. Por procedura e ndjekur për këtë rast nuk është bërë ende publike.

Në vijim të deklaratës, zyra e shtypit pranë Këshillit të Ministrave pranon edhe shumën e parave të paguar për reportazhin e zgjeruar siç e konsideron ajo shkrimin e revistës britanike. “Qeveria shqiptare, duke e parë reportazhin në “The Economist” si një mundësi të shkëlqyer për të promovuar vendin tonë, njësoj siç kane vepruar edhe qeveritë e vendeve të tjera si Maqedonia, Kroacia, Turqia apo Serbia, ka nënshkruar një kontrate prej 36 milionë lekësh për të publikuar një reportazh të zgjeruar mbi Shqipërinë”, thuhet në deklaratën për mediat të Qeverisë shqiptare. “The Economist”, si një prej revistave më prestigjioze dhe me lexueshmëri më të lartë në shkallë botërore, nuk mund te publikojë asnjë informacion që nuk është i vërtetë, që nuk është i verifikuar dhe që nuk është shkruar nga gazetarë të certifikuar të saj”, thuhet në deklaratë.

Por në shkrimin prej 8 faqesh ku flitet për suksesin e reformave të qeverisë “Rama”, revista paralajmëron se ky është një shkrim me pagesë dhe ajo nuk merr përsipër vërtetësinë e përmbajtjes së tij. “Është një shkrim publicitar me pagesë, vërtetësia e të cilit kontrollohet jo nga revista por nga reklamuesi”, përshrkuan revista. Në shkrimin me titull “Shqipëria, lider i reformave në rajonin e Ballkanit”, revista britanike thotë se kryeministri Edi Rama është shtysa më e rëndësishme për reformat në vend. “Në krye të qeverisë, njëkohësisht shtysa më e rëndësishme për reformat, është Kryeministri Edi Rama, i pari Kryeministër që po reformon dhe modernizon realisht vendin” citohet në artikull. “Shqipëria ka pritur shumë vite për këto reforma dhe ne po i bëjmë ato të mundura. Ka qenë një punë e vështirë por e domosdoshme dhe ne jemi të inkuruajuar nga mbështetja qe kemi marrë”, -citohet Kryeministri Rama.

Por menjëherë pas publikimit të këtij shkrimi reagoi Partia Demokratike e cila nëpërmjet Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma thotë se qeveria ka paguar qindra milion lekë për të blerë lëvdata për vete. “Edi Rama ka shpenzuar qindra milionë lekë të taksapaguesve shqiptarë për të blerë 8 faqe reklamash në revistën më të shtrenjtë në botë, The Economist, për një artikull-reklamë që thur lëvdata për të, por që në krye tregon se është shkrim i paguar”, tha Duma në një deklaratë për mediat. “Vetëlavdërimi 8 faqësh i Edi Ramës, është padyshim më i shtrenjti në historinë e këtyre viteve, dhe u ka kushtuar shumë taksapaguesve shqiptarë”, vijoi ajo. Por pavarësisht kësaj deklarate, Qeveria shqiptare tha se ndryshe nga qeveria e shkuar nuk ka shpenzuar para publike për reklama qeveritare e as për të paguar lobistë.

(O.T/pasqyrimi.wordpress.com)

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues:
search previous next tag category expand menu location phone mail time cart zoom edit close